Studio AloSoft

Teknologji që nis nga kuptimi i punës.

Jemi një studio programimi për biznese shqiptare. Lidhim analizën, dizajnin dhe zhvillimin për të ndërtuar mjete që përdoren në punën e përditshme.

Produkti është më shumë se ndërfaqja.

Pas çdo rezervimi, porosie apo paneli ka njerëz, të dhëna dhe një mënyrë pune. Nisim duke i kuptuar këto lidhje. Pastaj zgjedhim çfarë duhet ndërtuar, çfarë mund të integrohet dhe si do të mirëmbahet zgjidhja.

Mënyra jonë e punës

Vendime të shpjeguara.
Hapa të kontrollueshëm.

E kuptojmë punën.

Nisim me procesin, njerëzit që e përdorin dhe problemin që duhet zgjidhur. Përcaktojmë çfarë hyn në versionin e parë.

I japim strukturë.

Përgatisim arkitekturën, rrjedhat dhe dizajnin. Vendimet teknike lidhen me buxhetin, integrimet dhe mënyrën e përdorimit.

Ndërtojmë dhe provojmë.

Zhvillojmë me hapa të kontrollueshëm. Testojmë funksionet, akseset dhe rastet kur diçka nuk shkon sipas planit.

E vëmë në punë.

Publikimi, dokumentimi dhe mbështetja planifikohen që në fillim. Produkti duhet të jetë i përdorshëm edhe pas dorëzimit.

Qartësi përpara kodit.

Përcaktojmë nevojat, kufijtë dhe kriteret e pranimit. Kjo ndihmon të shmangim funksione që shtojnë kosto pa ndihmuar përdoruesin.

Pronësi e përcaktuar.

Akseset, kodi burimor, dokumentimi dhe përgjegjësitë pas dorëzimit sqarohen në marrëveshjen e projektit.

Mbështetje me plan.

Përditësimet, kopjet rezervë dhe ndërhyrjet teknike diskutohen sipas produktit. Përmbajtja dhe afatet e mbështetjes përcaktohen konkretisht.

Le të flasim konkretisht

Çfarë do të ndërtojmë bashkë?

Na tregoni si punon biznesi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni.

Diskuto projektin